Shkencetarja serbe: Ky ishte genocidi qe beri Serbia ne Kosove

113463-e9YI5VnSKYAlbanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi.

Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar.

Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race inferiore. Ndjenjat anti-shqiptare janë pasqyruar në përdorimin e titullit ‘shiptari’, që kanë konotacione negative dhe në gjuhën serbe konsiderohet ofendim.

Gjatë gjithë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, janë të shquar si: Jovan Cvijiç, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljević dhe të tjerët.

Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, të cilat banoheshin nga shqiptarët. Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat shqiptare dhe pjesë të qyteteve. Edhe pse shumë personalitete serbe atëherë e kanë kundërshtuar dëbimin e popullsisë shqiptare, kryeministri serb Milan Piroqanc me këtë rast kishte deklaruar për këtë: ‘Nëse do t’i lejonim të qëndërojnë këtu, do të na krijojnë probleme’.

Rritja e mëtejshme e ndjenjave anti-shqiptare që lidhen me pretendimet e politikës së jashtme të Principatës së Serbisë të parapara në Nacertanije, në Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe veri të Shqipërisë, të cilat janë të banuara nga popullsia muslimane shqiptare.
Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.

Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës dhe Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. ‘E drejta e Shqipërisë’.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kosova-be

Kosova merr 78 milionë euro nga BE-ja

Pas miratimit të Ligjit për Marrëveshjen Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës ...