4 terroristët e ISIS nën masa të rrepta në "burgun 313" në Tiranë

Aktualitet

burguAntiterrori dhe Shërbimi Informativ duket se janë të alarmuar pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael, për shkak të komunikimeve të zhvilluara në telefon mes katër të arrestuarve dhe disa personave aktivë në Siri, si të përfshirë në organizatën terroriste ISIS.

Në fakt përgjimet tregojnë se disa nga të dyshuarit kanë folur edhe më herët në telefon, menjëherë pas dënimit të 9 imamëve, ku ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të godasin e do të marrin hak.

Nisur nga mënyra sesi reagon ISIS-i, që godet për të shkaktuar sa më shumë panik, autoritetet vepruan menjëherë një ditë përpara se të mbahej mesha e Lumnimit të 38 martirëve të kishës katolike dhe një javë para se të mbahej ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhezair Fishti, Medat Hasani, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa të arrestuarit për tentativë të një akti terrorist dhe për rekrutime për llogari të ISIS mbahen në masa të rrepta sigurie në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Ata janë në qeli të veçanta të këtij burgu, shkruan “Tv Klan”. Ditën e hënë ata u lanë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas dyshimeve se ata po planifikonin një sulm terrorist në qytetin e Shkodrës.

ME TE LEXUARAT