28 Nëntori, PD bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

basha-varrezatOpozita e Shqiperise, në 28 Nëntor, zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për të nderuar heronjtë që dhanë jetën për atdheun.

Me 28 nentor 2016, në orën 10.00 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish kryeministri Berisha si dhe drejtues te tjetër të PD zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve.

Kreu i opozitës u përkul me nderim dhe vendosi kurora me lule përpara memorialit madhështor, që kujton veprën e dëshmorëve të atdheut. Homazhe zhvilluan edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të Partisë Demokratike.
“Dua t’ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, të gjithë bashkatdhetarëve Gëzuar 28 Nëntorin!

Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit duke u bërë bashkë, duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar! Gëzuar 28 Nëntorin!”, deklaroi Basha për mediat.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samaras

Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se ...