Njihuni me 11 vendet më të rekomandueshme për të jetuar… Arsyeja?

Soft

UntitledKu jetohet më mirë? Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) publikoi indeksin e shteteve ku etohet më mirë për vitin 2016. Organizata studioi 34 shtete përmes 11 parametrave të mirëqenies, përfshirë balancën punë-jetë, financat, sigurinë, edukimin dhe cilësinë e ambientit.

Shikoni shtetet që kanë cilësinë më të mirë të jetës:

11.Holandë – Ky vend lëvdohet me një nga normat më të ulëta analfabetizmit në botë. OECD zbuloi se studentët në Holandë shënuan mbi mesataren në matematikë, shkencë dhe lexim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

10.Islandë – Vendi ra tetë pikë nga indeksi i vitit të kaluar. Përqindja e fuqisë punëtore të Islandës që ka qenë e papunë për një vit ose më gjatë është rreth 0.7%, më e ulët se mesatarja e OECD prej 2.6%.

9.Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Edhe pse ka rënë 4 pika nga indeksi i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara dalin në krye në fushën e strehimit, të ardhurave dhe pasurisë. Të ardhurat mesatare familjare janë 41.071 dollarë në vit, më e larta në studimin e OECD-së.

8.Finlanda – Në Finlandë, 4% e të punësuarve punojnë me orë të gjata, gjë e cila është shumë më e ulët se mesatarja e OECD prej 13%.

7.Zelanda e Re – U rrit me dy pikë këtë vit, Zelanda e Re ka si prioritet mjedisin.

6.Suedi – Njerëzit në Suedi kanë një nivel të lartë të angazhimit qytetar. Në zgjedhjet e fundit, 83% e banorëve dolën të votonin për parlamentin e ri.

5.Kanada – Ky vend renditet më i lartë në strehimin e njerëzve. Në 2000-shin, qeveria e Toronto-s dhe Vankuver-it ripërcaktoi të gjitha lagjet me një familje, në mënyrë që pronarët e shtëpive mund të merrnin me qira dhoma shtesë (duke rritur numrin e qirasë të përballueshme).

4.Zvicër – Shkalla e papunësisë në Zvicër shënon 3.1%, një nga më të ulëtat në botë.

3.Danimarka – Renditet vendi i parë për pagimet e pushimeve, mesatarisht 5 javë në vit.

2.Australi – 95% e australianëve besojnë se mund të mbështeten te dikush.

1.Norvegji – Ky vend gjithashtu u rendit i pari në vitin e kaluar. Njerëzit jetojnë më mirë në Norvegji, ku shumica ka punë, një nivel të lartë arsimimi dhe jetojnë në një mesatare prej 82 vjetësh.

ME TE LEXUARAT