Tiranë, vrau dy djem të rinj në banesën e tij, biznesmeni dënohet me 10 muaj burg

Aktualitet

flamur-ymeri14Gjykata e Tiranës dënon me 10 muaj burg Flamur Ymerin, biznesmenin e akuzuar për vrasjen e dy personave, djem të rinj që mendohet se kanë hyrë të armatosur në banesën e autorit të ngjarjes në Selitë të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor 2014 në zonën e Selitës, ku kanë mbetur të vrarë shtetasit Adnan Luli e Ervin Shaba. Ata u gjetën të vrarë në banesën e Flamur Ymerit, të cilit prokuroria ia lehtësoi akuzën në “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Akuza eshte perfaqesuar ne kete proces nga prokurori Erion Imeraj ndersa vendimi eshte dhene nga gjyqtari Bedri Qori.

Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja dhe çështja ndaj Flamur Ymerit paraqitet si më poshtë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në datën 19.12.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e materialit referues të ardhur nga Drejtoria e Policise se Qarkut, Tirane, ka regjistruar procedimin penal nr. 9503/2014, në ngarkim të shtetasit Flamur Ymeri, i dyshuar për vepren penale të “Vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, parashikuar nga neni 83 dhe 278/3, i Kodit Penal.

Nga studimi i akteve te ketij procedimi rezulton se në date 18.12.2014, rreth ores 09.00 eshte marre njoftimi se ne vendin e quajtur “Selite”, prane Stacionit Elektrik, shtetasi Flamur Ymeri kishte vrare ne banesen e tij dy persona te maskuar.

Menjëherë është formuar grupi hetimor dhe është shkuar në vendin e ngjarjes ku eshte konstatuar se ne katin e dyte te baneses se shtetasit Flamur Ymeri dhe pikerisht ne deren e hyrjes se dhomes se gjumit ndodhej i shtrire ne dysheme, trupi i pajete nje personi dhe prane tij nje pellg me ngjyre te kuqe si ajo e gjakut. Prane ketij personi ndodheshin dy arme zjarri njera ishte e markes BROWING dhe nje arme tjeter automatike e kalibrit 7.65 me silenciator. Nga kqyrja e vendit te ngjarjes verehet se brenda ne dhomen e gjumit ne anen lindore gjendet nje kufome tjeter e shtrire mbi krahun e djathte. Gjate kqyrjes ne vendin e ngjarjes u gjeten dhe fiksuan si prova materiale 4 gezhoja te kalibrit 7.65, ne koridorin e katit te dyte u gjend nje gezhoje e kalibrit 7.62, nje predhe e pa deformuar e kalibrit te madh dhe dy predha te tjera te deformuara. Nga verifikimi i kufomave te gjetura ne vendin e ngjarjes rezultoi se kufoma e gjetur ne afersi te deres hyrese te dhomes se gjumit te shtetasit Flamur Ymeri ishte shtetasi Adnan Luli i biri Gezim dhe i Haxhire, i datelindjes 02.01.1992, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane lagja Selite, dhe kufoma tjeter i perkiste shtetasit Ervin Shaba, i biri i Gezim dhe i Lule, i datelindjes 31.01.1989, lindur ne Tirane dhe banues ne Tirane lagja Selite. Nga kqyrja e kufomes se shtetasit Adnand Luli verehen plage te shumta ne trup e ne koke, plage te cilat jane shkaktuar nga arme zjarri nga trupi i ketij shtetasi u nxoren dhe u sekuestruan 2 predha metalike, gjithashtu dhe ne kufomen e shtetasit Ervin Shaba u verejten shume demtime ne koke dhe ne trup nga trupi i te cilit u nxoren dhe sekuestruan 3 predha metalike si ato te armeve te zjarrit.

Nga ana e policise gjyqesore u shoqeruan dhe u pyeten me deklarim shtetasja Entela Ymeri e cila deklaroi se eshte ngritur nga gjumi rreth ores 06:00 te mengjesit dhe pasi ka bere disa pergatitje me pune shtepie ka percjelle dy femijet per ne shkolle. Pasi jane larguar femijet nga shtepia, nga ora 07:30 deri ne oren 08:00, ka qene duke lare pjesen e oborrit para baneses, ndersa bashkeshorti i saj shtetasi Flamuri Ymeri, ne kete kohe ka qene duke fjetur ne dhomen e gjumit, ne katin e trete te baneses.

Rreth ores 08:05, gjate kohes qe ka qene duke pastruar ka degjuar disa kepuce brenda banjes se katit te dyte, jane afruar dy persona te maskuar me kapuce te zinj, ku ju dukej vetem pjesa e syve dhe e gojes. Njeri prej ketyre dy personave mbante arme. Ne momentin e pare, te dy keta persona i jane drejtuar me fjalet ”Mos bertit, s’te bejme gje, duam Flamurin si dhe ku e ke Mulin”. Keta persona kane folur nen ze me qellim qe te mos degjonte njeri duke perseritur perseri fjalet ” ku eshte Muli, se per ate kemi ardhur”. Ne momentin qe i jane afruar keta persona, personi i maskuar qe e identifikon si personin me te shkurter, i eshte afruar me prane dhe i ka drejtuar nje arme, duke i thene qe mos te levizi. Ndersa personi tjeter, qe e identifikon si personi me i dobet dhe pak me i gjate, ne momentin e pare qe i eshte afruar, ka vene re se nuk mbante asgje ne dore.

Nen kercenimin e armes keta shtetas e kane detyruar te shkoje ne hollin e baneses dhe ndersa njeri prej personave eshte ngjitur ne katin e siperm te banimit personi tjeter me arme ne dore e ka detyruar dhe Entela qe te ngjitet ne katin e dyte. Sipas deklarueses keta shtetas i kene kerkuar t’ju tregoje dhe vendin se ku i mbante leket por ajo ju ka thene qe nuk kishin leke ne shtepi. Entela me pas i ka thene qe kishte leke tek studjoja ne katin e dyte por sapo eshte futur Entela e para ne studjo ka pare Flamurin qe ishte i fshehur pas deres dhe eshte kthyer mbrapsh duke i thene se nuk kishte leke aty por i kishte ne dhomen e gjumit e cila ndodhet perballe. Deklaruesja sqaron se kur eshte futur ne dhomen tjeter ka vene re Flamurin qe ka ardhur me shpejtesi ne drejtim te personit qe i kishte vene pistoleten ne koke, dhe pasi eshte perleshur me kete shtetas ajo sqaron se ka degjuar nje krisme arme por nuk eshte ne gjendje te sqaroj nese Flamuri ja kishte mare nga dora armen shtetasit qe u perlesh apo jo. Kjo shtetase nuk eshte ne gjendje te shpjegoje se cfare ka ndodhur me pas, por tregon se pasi ka degjuar rreth 3-4 krisma ka pare njerin nga personat e maskuar te rrezohet ne toke, ne kete moment ka degjuar nje te shtene te cilen e ka realizuar personi i cili i kishte drejtuar armen Enteles pasi pretendon se e shtena ka qene afer veshit te shtetases Entela Ymeri. Ne kete moment shtetasja Entela pretendon se nga frika nuk ka mundur me te shikoj asgje por vetem kur ka shkuar bashkeshorti i saj e ka ngritur dhe i ka thene qe te zbriste poshte dhe mos te shikonte personat qe ishin shtrire ne toke.

Nga ana e policise gjyqesore jane pyetur me deklarim edhe 11 persona te tjere te cilet shpjeguan si deshmitare afer vendit te ngjarjes dhe keta shtetas deklarojne se nuk kane degjuar asnje te shtene dhe nuk kane pare asgje. Nga kqyrja e telefonit rezulton se shtetasi Flamur Ymeri ne oren 08:26 ka derguar nje sms tek numri i telefonit te regjistruar me emrin Bicaku me tekst “Jam Flamur Ymeri po me vrasin ne shtepi tek centrali”, dhe ne oren 08:28 i ka derguar perseri sms ketij numri me tekst “lajmero shpejt Bicako”.

Nga ana e policise gjyqesore u thirr shtetasi Mersin Sinani i cili ishte personi qe mbante numrin e telefonit me shkrimin Bicaku dhe u pyet me deklarim i cili sqaron se rreth ores 09:00 e ka mare ne telefon shtetasi Flamur Ymeri dhe i ka thene se kam vrare dy shtetas dhe te kam derguar mesazh, ai nuk e kishte besuar dhe e kishte mare perseri, dhe e kishte pyetur dhe Flamuri perseri ja kishte konfirmuar, me pas kishte lexuar sms qe i kishin ardhur nga numri i Flamurit.

U be arrestimi ne flagrance i shtetasit Flamur Ymeri dhe u pyet me deklarim ndaj te cilit zhvillohen hetimet. Shtetasi Flamur Ymeri pa pranine e avokatit pasi pranoi te japi shpjegime duke sqaruar se ne date 17.01.2014 rreth ores 08:30 ka qene duke fjetur gjume dhe ne nje moment ka degjuar se ka pasur zhurma ne katin e pare te baneses se tij dhe ka menduar se ishte nena e tij, por me pas kur eshte afruar tek dera qe te con ne katin e pare ka degjuar bashkeshorten e tij qe po renkonte me fjalet “mos me bej keq te lutem” dhe dike tjeter qe i eshte pergjigjur na trego ku eshte kasaforta. Me pas njeri nga personat eshte ngjitur ne katin e dyte dhe ka filluar te kontrolloje ne dhomen e gjumit. Pas tij larte eshte ngjitur dhe personi tjeter duke kercenuar me arme bashkeshorten e tij qe t’i tregonte vendin se ku i mbanin leket. Shtetasi Flamur Ymeri sqaron se ka tentuar t’i dergoje sms numrit 129 pasi ne telefon nuk fliste dot por nuk ka arritur t’ja dergoje. Me pas e ka shkruar prape nje sms dhe ja ka derguar shokut te tij me pseudonimin Bicak qe duhet te lajmeronte policine. Ne nje moment shtetasi Flamur ka dal nga dhoma dhe eshte perleshur me shtetasin i cili i kishte drejtuar armen bashkeshortes se tij, dhe pasi i ka mare armen ketij ja ka drejtuar duke i thene qe te mos levizi, por arma ka shkrepur dhe ky shtetas eshte rezuar ne toke. Me pas i ka drejtuar armen personit tjeter qe ishte brenda ne dhome duke i thene qe te hiqte kapucin, por ky shtetas nuk ka pranuar dhe ka tentuar per te ngritur doren, ne ate kohe Flamuri e ka qelluar dhe ai ka qendruar pa levizur. Pas kesaj shtetasi Flamur sqaron se i ka mare armen nga dora shtetasit tjeter dhe ka tentuar ta qelloj por ajo arme nuk ka shkrepur. Nga ky moment shtetasi nen hetim, sqaron se nga frika se mos e qellonte ndonjeri nga keta shtetas me ndonje arme te fshehur ne trup i ka qelluar disa here shtetasit qe qendronin te shtrire. Me pas ky shtetas ka mbledhur armet dhe sqaron se ka pasur 4 arme ne momentin qe ka zbritur ne oborrin e shtepise, dy prej te cilave i kishte hedhur ne oborr ndersa dy te tjerat po i mbante ne dore ne momentin qe ka shkuar patrulla e policise. Patrulla e policise ja ka marre dy armet qe mbante Flamuri ne dore ndersa dy armet e tjera per te cilat Flamuri pretendon se jane hedhur ne oborr nuk u geten ne vendin e ngjarjes. Patrulla e policise pasi e ka prangosur shtetasin Flamur Ymeri kane shkuar dhe kane lene armet ne vendin e ngjarjes ne katin e dyte te kesaj banese.

Per sa me siper jane pyetur edhe punonjesit e patrulles se policise qe ka shkuar e para ne vendngjarje.

Rezulton se ne vendin e ngjarjes jane gjetur dhe fiksuar nje gezhoje dhe predha te cilat nga dyshimet paraprake, nuk i perkasin kalibrit te asnjeres prej dy armeve te gjetura dhe sekuestruara ne vendngjarje, duke krijuar dyshimin e bazuar se ne vendin e ngjarjes eshte realizuar qitje edhe me arme te tjera te cilat shtetasi Flamur Ymeri, edhe sipas deklarimeve te tij i ka hedhur ne oborr. Por nga kqyrja e vendit te ngjarjes (oborrit, shtepise dhe zones perreth) nuk eshte gjetur asnje arme tjeter.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendim nr. 3014 akti date 20.12.2014, ka caktuar ndaj shtetasit nen hetim Flamur Ymeri masen e sigurimit « Arrest ne burg » me afat 30 ditor, sikurse ishte kerkuar nga organi i prokurorsise, per te mundesuar kryerjen dhe administrimin e akteve te ekspertimit ne kuader te ketij procedimi penal. Gjithashtu me vendim te dates 20.01.2015 eshte vendosur mase e re sigurimi « Arrest ne burg » me afat 30 ditor ne ngarkim te personit nen hetim dhe me vendim nr. 3014/2 akti date 19.02.2015 eshte caktuar masa e sigurimit « Arrest ne burg » me afat 7 ditor ndaj personit nen hetim. Ndersa me vendimin nr. 3014/3 akti date 26.02.2015, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte vendosur caktimi i mases se sigurimit personal « arrest ne shtepi », per shtetasin Flamur Ymeri.

ME TE LEXUARAT