I vë zjarrin vetes aksidentalisht, rrezikon jetën nga plagët korçari

ambulance-ngjarjeNjë 41-vjeçar është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policisë së Korçës shtetasi F.M, banues në fshatin Miras ka shkuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në spitalin e Bilishtit.

Ai ka shkuar i djegur në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas policisë 41-vjeçari duke u kthyer për në banesën e tij, ka mbajtur në dorë një bidon plastik (1.5 litra) me benzinë, i cili ka pasur rrjedhje. Gjatë rrugës duke ndezur një cigare, aksidentalisht ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

41-vjeçari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e djegieve trupore.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

valbona-berisha

Ja kush është gruaja shqiptare që iu bashkua ISIS-it bashkë me djalin 3-vjecar

Nga shtëpiake me tre fëmijë në një ushtare të ISIS. Është ky ...