Familja shqiptare i shpëton tragjedisë, 7 anëtarët hidhen nga pallati pas zjarrit

Aktualitet

zjarrfikesNjë ngjarje e rëndë për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi për familjen shqiptare. Zjarri ka përfshirë banesën e tyre në Rimini të Italisë, por fatmirësisht 7 anëtarët e familjes shqiptare kanë shpëtuar mrekullisht.

Zjarri ka përfshirë menjëherë gjithë banesën, duke detyruar shqiptarët të hidheshin nga kati i dytë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të plagosur kanë mbetur dy prindërit, si dhe katër fëmijët, mes tyre djali i vogël vetëm 3 muaj. Gjithashtu në banesë, kur ka rënë zjarri, ka qenë edhe vëllai i kryefamiljarit shqiptar.

Fqinjët, në një përpjekje për t’i ndihmuar kishin vendosur në tokë disa dyshekë, për të zbutur rënien. Paraprakisht dyshohet se zjarri në katin e parë mund të jetë i qëllimshëm.

ME TE LEXUARAT