Shkrumbohet qendra për azil në Suedi, zjarri i qëllimshëm

zjarrrrrrNjë qendër e azili gjatë natës është kapluar nga zjarri, pas një sulmi të qëllimshëm, ka thënë sot policia, duke e numëruar këtë si incidentin e dytë gjatë kësaj jave në Stokholm, transmeton Express

Stafi i kampit ka lajmëruar policinë në orët e hershme të mëngjesit pasi kishin dëgjuar zhurma dhe kishin parë flakët në ndërtesë, ka thënë zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Kjell Lindgren.

Disa pjesëtarë të stafit dhe nëntë banorë të kampit kishin qenë në vendin ku kishte ndodhur shpërthimi, megjithatë raportohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Suedia ka kthyer mbrapsht politikat e saj të pranimit të refugjatëve, duke vendosur kontrollues kufitarë dhe rregulla më të rrepta./Express/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

putin-trump

Putin: Trumpi i “mençur” do marrë vendime të përgjegjshme

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai beson që presidenti i zgjedhur ...