Zidane shuan dyshimet, ja cfarë deklaron për Ronaldon

zidanee“Unë nuk jam i shqetësuar, Cristiano Ronaldo do të kthehet te goli. Premiera e Kupës së Mbretit? E pres si gjitha ndeshjet e tjera. Ne e dimë rëndësinë e këtij kompeticioni dhe duam të bëjmë maksimumin për ta fituar.”

Kështu është shprehur ndër të tjera trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në konferencën e sotme për shtyp. Rotacionet – “Ne do të shohim. Në këtë ndeshje kemi për të shkuar me 16 lojtarë, kështu që disa do të qëndrojë në Madrid”. Ronaldo – “Kam biseduar me të në lidhje me diçka tjetër, jo mungesën e golave, sepse për mua nuk duhet kujdes në këtë drejtim. E ka merak vetë Cristiano, sepse është futbollist i lindur për golin. Si trajner dua t’i përfundojë ndeshjet me dy, ose tre gola të realizuar, por nuk jam i shqetësuar.
Unë e di se kjo do të ndodhë.” Vërshëllimat për Cristiano – “Unë nuk i kuptoj. Por në të njëjtën kohë, po, sepse edhe mua më kanë vërshëllyer dhe kjo mund t’i ndodhë kujtdo në futboll. Kjo do të thotë se publiku i “Bernabeu” është i veçantë, kërkon maksimumin. Ronaldo nuk është i shqetësuar për këtë. Gjëja më e rëndësishme është që të vazhdojmë punën tonë. Ne e dimë rëndësinë e tifozëve tanë.” BBC – “Kjo nuk është një çështje për të qenë e panegociueshme. Unë kam tre fenomenë, që janë lojtarë të frikshëm dhe shumë të rëndësishëm.

Të tjerët mund të luajnë më pak, por për mua janë njësoj të rëndësishëm. Gjithmonë do të ketë disa lojtarë me më shumë minuta se të tjerët. Kjo është logjike. Disa do të luajnë më shumë se të tjerët, por për mua ato janë të gjithë të rëndësishëm.” Formati i Kupës – “Kjo është një garë dhe ne kemi për të luajtur, me synimin për t’i shkuar deri në fund. Formati nuk është kompetencë dhe puna ime.”

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

roma-lazio

Tensionet që shoqëruan derbin Roma-Lazio

Një ndeshje e tensionuar ku nuk munguan as zënkat ishte derbi mes ...