Deklarata “bombë”/ “E afërt koha kur bandat e kanabisit të kenë deputetët e tyre”

zhejiiAnalisti Artur Zheji shkruan sot se trafiku i drogës që po shikohet si një zgjidhje ekonomike shumë shpejt do të dalë se është një vetëvrasje shoqërore.

“Tanimë është e qartë. Çështja e kanabisit, nuk është ashtu si thotë Opozita, vetëm një Çështje Kriminale apo një mungesë kontrolli të territorit, por gjithmonë e më shumë, kemi të bëjmë me një politikë të mirëfilltë kanabiste. Çfarë do të thotë kjo? Kemi të bëjmë me një strategji të mirëfilltë antikrizë, mbështetur tek të ardhurat që do të krijohen te korrja, magazinimi dhe te shitja e këtij prodhimi, që do të sigurojë sipas përllogaritjeve, të ardhura të mjaftueshme, për të shmangur tragjedinë ekonomike që po shkakton situata ekonomike e rënduar”, shkruan Zheji në një analizë në portalin e tij “360gradë”.

“Nuk jam dakord se kemi të bëjmë me përllogaritje vetëm korruptive të segmenteve të caktuara të qeverisjes, por kemi të bëjmë me një strategji të qëllimshme, për të siguruar të ardhura ekonomike, duke thirrur në ndihmë këtë rrugë kriminale. Iluzioni që kjo zgjidhje, është sot dhe do të jetë edhe nesër një proces i kontrollueshëm, nga lart-poshtë, është thjesht një aventurë e rrezikshme dhe mendjelehtë njëkohësisht. Skenari që po ndërtohet shkallë-shkallë, është pak të themi dramatik. Situata do të dalë shumë shpejt nga kontrolli dhe menaxherët-kriminelë, nga të ngarkuar të përkohshëm për një strategji antikrizë, do të formatojnë një kastë që do të prodhojë edhe biznes legal edhe politikanët e vet dhe pse jo, edhe partitë e veta të mirëfillta politike”.

“Shumë shpejt, ashtu si edhe ndodhi në Peshkopi, kasta e kanabisit dhe karteleve të drogave të rënda, nga vegla të thirrura për një ndihmë politike, do të shndërrohen në kasta dhe kartele, që do të vendosin sipas skemës së mësuar në terren nga padronët e sotëm, kandidatët e tyre. Dhe ky është një rrezik i prekshëm dhe aktual. Dhe ngjan me gjarprin që kafshon bishtin e vet. Pra do të jemi shumë shpejt, ose jemi dhe nuk e dimë, në prag të një vetëvrasjeje të mirëfilltë shoqërore”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...