Zhduket i riu nga Ksamili, familjarët: E përdorin për trafik droge

i riuNjë 23-vjeçar nga Ksamili rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Mësohet se Leonidha Bilero, është larguar nga banesa e tij pa lënë gjurmë, ndërsa familjarët ngrenë dyshime se mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike.

Ata fill pas zhdukjes së të riut kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Sotir Bilero, babai i 23-vjeçarit në një apel, pohon për “BalkanWeb” se kërkon ndihmën e kujtdo që ka dijeni se ku mund të ndodhet ky person.

Po ashtu, bëhet e ditur se Leonidha ka qenë i veshur me pantallona xhinse blu të grisura te gjunjët dhe me një xhup të zi me kapuç. Është i gjatë rreth 1.67 cm, ndërsa punonte me sezone në Ksamil. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...