Zgjidhet kreu i ri i FRESSH, ja si u ndanë votat mes 7 kandidatëve

eljo-hyskoMbyllet gara për kreun e ri të eurosocialistëve. Pas mesnate, KQZ-ja në FRESSH ka publikuar edhe rezultatin përfundimtar të votimeve. Eljo Hysko është kryetari i ri i FRESSH- it, pas votimit në të cilin morën pjesë plot 24581 anëtarë.

Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste ka përshëndetur gjithë procesin e votimit dhe numërimit, si dhe ka uruar kryetarin e ri dhe ekipin drejtues. Rezultati i nxjerrë nga KQZ-ja vijon si më poshtë:
1- Eljo Hysko 10182 vota
2 – Shpati Kolgega 7706
3 – Elsamed Mukaj 2742
4 – Marinela Rukia 1522
5 – Erjo Mile 1323
6 – Jonida Spaho 527
7- Ana Abdi 462
8 – Ermal Petushi 387.

“Urime Eljos, Kryetarit të ri të FRESSH! Urime Shpatit dhe Elsamedit, dy nën-kryetarëve! Urime 5 anëtarëve të rinj të kryesisë!”, u shpreh Spiropali.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të FRESSH-it u zhvillua dje, i qetë dhe pa probleme. Rreth 207 qendra të votimit, të shtrira në të gjithë vendin, kanë qëndruar hapur nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Pas përfundimit të procesit të votimit, KQZ-ja ka nisur procesin e numërimit dhe rreth mesnatës ka arritur të publikojë rezultatin përfundimtar.

Zgjedhja e kryetarit të ri të FRESSH-it shënoi finalizmin me sukses të një procesi të gjatë, ku 8 kandidatët zhvilluan takime të ndryshme me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, duke shpalosur idetë dhe platformën e tyre.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...