Zbulim i çuditshëm, ja përse shohim ëndrra

UntitledNgjarjet e ëndrrave janë shpesh të pamundura, ose nuk kanë gjasa të ndodhin në realitetin fizik: ato janë, gjithashtu, jashtë kontrollit të ëndërruesit.
Përjashtim nga kjo bën ajo që njihet si ëndërrim i kulluar, në të cilën ëndërrimtarët e kuptojnë se janë duke ëndërruar, dhe janë shpesh të aftë të ndryshojnë mjedisin e tyre në ëndërr, dhe kontrollojnë aspekte të ndryshme të saj.

Mjedisi i ëndrrës është shpesh shumë më real në një ëndërr të kulluar, dhe shqisat janë në gatishmërinë më të madhe. Nuk ka asnjë konsensus universal, lidhur me përkufizimin biologjik të procesit të ëndërrimit.

Një vëzhgim i përgjithshëm tregon se ëndrrat janë të lidhura fort me gjumin REM. REM është faza e gjumit, në të cilën aktiviteti i trurit është më syçelët, çka është arsyeja pse shumë studiues besojnë se në këtë fazë ëndrrat janë më të forta, edhe pse kjo do të thotë, gjithashtu, se në këtë gjendje ëndrrat mbahen mend më lehtë. Gjatë një jetëgjatësie tipike, një njeri kalon në total 6 vjet duke ëndërruar (ose rreth 2 orë çdo natë). Nuk dihet se në cilën pjesë të trurit e kanë origjinën ëndrrat – nëse ka realisht një vend të veçantë – ose pse ndodhin ëndrrat.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Pse më zë rrugën?” Plas grushti mes dy personash në Vlorë

Një kamera sigurie ka filmuar një sherr në mes të rrugës në ...