Zbardhen detaje, shkaktari i aksidentit tragjik në Durrës i dënuar për prostitucion

shkaktari-aksidentitNë vitin 2009, në moshën 28-vjeçare Dashnor Shkoza (Deliallisi) është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Brukselit, e cila rrëzoi dënimin me 5 vjet që ai kishte marrë në gjykimin e shkallës së parë, në vitin 2007. Ai u shpall fajtor për shfrytëzimin e disa vajzave për prostitucion.

Sot 36 vjeçar, ai u bë shkaktar i një aksidenti tragjik në Sukth që mori jetën e tij dhe të tre vajzave.

Kliko per me shume info

Ai përfitoi ulje dënimi pasi edhe akuzat ndaj tij u zbutën, siç ishte ajo e shfrytëzimit për prostitucion të të miturave, që u faktua më tej se bëhej fjalë për vajza të rritura. Akuzat që rëndojnë ndaj tij bëjnë fjalë për periudhën nga mesi i shtatorit të vitit 1998 deri në 20 tetor të po këtij viti.

Policia ra në gjurmët e Dashnor Shkozës dhe të rrjetit të tij që shfrytëzonin në rrugë vajzat për prostitucion, duke zbuluar njëherësh edhe skemën si ata funksiononin. Ata i “rekrutonin” vajzat në Shqipëri, duke i mashtruar ato me pretekste të rreme. Më tej i shfrytëzonin për prostitucion në Itali, dhe më tej i transferonin në vende të tjera të Evropës, duke përfshirë Belgjikën.

Një nga viktimat e prostitucionit të këtij rrjeti, fillimisht deklaroi se ishte e mitur, më tej me trajtimin e saj në një qendër strehimi për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, ajo denoncoi faktet duke nxjerrë emrat e personave të përshirë. Të pandehurit e tjerë janë dënuar për shfrytëzimin për prostitucion të të miturve. Ndërsa Dashnor Shkoza, i arrestuar së bashku me ta, u dënua nga Apeli me akuzën e “shfrytëzimit për prostitucion të të rriturve”, ku bashkë me 1 vit burg, atij i është dashur të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë euro.

Dashnor Shkoza (Deliallisi) humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 04:00, në autostradën Tiranë-Durrës pranë Sukthit. Ai hyri kundravajtje duke ecur për disa kilometra në shkelje të plotë, deri sa përballë tij doli një makinë ku udhëtonin tre vajza, mike me njëra-tjetrën. Përplasja rezultoi fatale: Asnjë i mbijetuar! Tre vajzat, Greta Sherifi 23 vjeç me banim në Sarandë, shofere dhe pronare e makinës, Izabela Balla 33 vjeçe dhe Elona KaÇibaro, 34 vjeçe me banim në Tiranë, gjetën vdekjen. Ato niseshin për në Korfuz ku kishin planifikuar të kalonin disa ditë pushimi.

36-vjeçari është arrestuar edhe në vitin 2011 për tentativë vrasje në qytetin e Durrësit, ku së fundi bashkëjetonte me një vajzë. Ai kishte ndërruar mbiemrin nga Shkodra në Deliallisi për efekt të të shkuarës me precedentë penalë./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.