Kreu i Vetëvendosjes i bën thirrje Ramës: Mos shko në Beograd!

Kosovë&Rajon

visarPërmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” kreu i “Vetëvendosjes” ,Visar Ymeri, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos shkojë në Beograd ditën e nesërme. Sipas Ymerit, Edi Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiçin që ai të duket mirë në Ballkan.

Reagimi i plotë

Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, pritet që nesër të marrë pjesë në një panel me kryeministrin e Serbisë Vuçiç me temën: ‘E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”. I bëj thirrje Z.Rama që të mos shkojë në Beograd dhe të mos marrë pjesë në këtë panel në Beograd, jo vetëm për shkak të arrestimit para dy javësh të Drejtorit të Policisë së Kosovës Z.Nehat Thaçi, dhe jo vetëm për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës e moskërkimit të faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Serbia e Vuçiçit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjën që prej përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiçin që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd.

ME TE LEXUARAT