Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën për lirim të Shukri Xhelilit

xhelili-shukriGjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesa për liri të ish-kryetarit të Bashkisë së Pershkopisë, Shukri Xhelili. Në gjykatë është zhvilluar sot seanca me dyer të mbyllura, në të cilën trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e Xhelilit duke e argumentuar se ajo duhet të shqyrtohet nga trupi gjykues që shqyrton çështjen në themel.

Avokati mbrojtës i Xhelilit ka kërkuar lirinë e klientit të tij me pretendimin se po i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në qeli, pikërisht për shkak të problemeve kardiake. Për këtë është kërkuar edhe kryerja e vizitës mjekësore nga dy kardiologë.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, që u arrestua një ditë pas transmetimit të video-skandalit, ku i kërkoi vajzës 20-vjeçare Anisa A., marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendi pune, ndodhet në dhomat e paraburgimit, për akuzën e shpërdorimit të detyrës të funksionarëve të lartë publikë.

Ish-kryebashkiaku ka provuar disa herë në gjykatë që të ndryshojë masën e sigurisë, por në çdo rast është vendosur të lërë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kapet-shqiptari

Kapet kapobanda shqiptar i malavitës në Lombardi, i arratisur 2 herë nga burgu

Pa kaluar nje javë pas kapjes së një sasie masive prej 325 ...