Deklarata e papritur e Vuçiç: Shqiptarët janë njerëz të besës!

rama-vuciccc1“Shqiptarët janë njerëz të besës, prandaj duhet punuar me ta“. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar lart shqiptarët si karakter, duke kërkuar nga biznesmenët serbë të punojnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Ai tha se në kohën kur ekonomia është e rëndësishme, ky është patriotizëm dhe kjo është rruga e vetme që duhet ndjekur.

“Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’u them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i kthehemi të ardhmes”, tha Vuçiç.

Forumi i Biznesit Shqipëri-Serbi në qytetin e Nishit ka zgjuar kureshtjen e qindra gazetarëve dhe biznesmenëve serbë. Në një takim më të relaksuar se në Beograd, tani duket se gjuha ka ndryshuar.

Edi Rama, pikërisht në 2-vjetorin e dronit, në Nish ka theksuar se nëse shihet mbrapa, është arritur shumë në marrëdhëniet në mes të dyja vendeve. Ai tha se në atë kohë nuk mund të imagjinohej një takim i tillë.

Forumin e ka hapur Marko Cadez, kryetar i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, i cili tha se ka bërë një punë që duhet vazhduar në përmirësimin e marrëdhënieve. Ai, fjalimin e tij e hapi duke cituar një kronikë të Top Channel si shembull: “Kam parë një kronikë të një televizioni shqiptar për sallatën shqiptare që gatuhet vetëm në Nish. Kjo është një nga 100 kronikat që janë bërë për këtë, por gazetari shqiptar Idro dhe operatori serb Zhivojin gjithmonë bëjnë punë bashkë dhe i prijnë asaj për të cilën ne jemi mbledhur këtu dhe madje ky televizion ka bërë kronikën më të mirë dhe më pozitive. Andaj ju ftoj të krijojmë ne rrëfimet tona”.

Rama e Vuçiç janë takuar sërish, ndërsa kryeministri shqiptar është takuar edhe me biznismenet. Historia mund të ndryshojë nëse ekonomia merr kryefjalën, duke bërë kthesë në të mirë të zhvillimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...