Masakrohet shqiptari në Gjermani, të panjohurit i marrin jetën me thikë

Kliko per me shume info

policia-gjermaneNjë shqiptar në Gjermani ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Ai ishte sulmuar nga disa persona të panjohur. Në vend nuk kanë mbetur shenja që mund të ndihmojnë hetimet, pasi shiu raportohet se kishte fshirë gjurmët.

‘focus.de’ shkruan se disa persona të panjohur kanë therur me thikë në Leipzig të Gjermanisë një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në orën 5:47, duke dalë nga shtëpia.

Kliko per me shume info

Kjo është transmetuar nga ‘MRP’. Disa njerëz e kishin informuar policinë pak para orës 6:00 të mëngjesit të së premtes, se në lagje ka pasur një konfrontim. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë gjermane, transmeton albinfo.ch.

Polica ka mbyllur zonën përreth vendit të ngjarjes. Por, reshjet e shiut kishin bërë që gjurmët të fshihen.

Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, se nga kush është sulmuar shqiptari dhe cilat janë motivet e kësaj ngjarjeje.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here