24-vjecari shqiptar vritet me thikë në Gjermani

gjermani-policiNjë shqiptar ka humbur jetën në Gjermani, pasi u sulmua nga disa persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në qytetin Lajpcig, në lindje të Gjermanisë. Mediat vendase shkruajnë se i 24-vjeçari shqiptar me banim në Gjermani është vrarë me thikë nga disa persona të panjohur.

Polica rrethoi zonën përreth vendngjarjes, por sipas mediave gjermane raportohet se shirat kanë vështirësuar hetimet pasi kanë fshirë gjurmët e krimit.

Por siç raporton prestigjozja gjermane “Bild”, një nga pista e krimit që po heton policia është ajo e vrasjes për shkak të ksenofobisë. Ndërsa policia vendase nuk ka dhënë asnjë informacion dhe detaj në lidhje me sulmin që iu bë të riut shqiptar.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-rrugore

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ...