Vritet në Kanada djali 15 – vjeçar i aktorit shqiptar, policia prangos të dyshuarin

shkelqim-dajaVritet me thike djali i aktorit shqiptar ne Kanada. Denis Daja humbi jeten  ne spital pas nje konflikti ne rruge.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i njohur për disa intepretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve ’80.

Daja, i cili jeton prej shumë vitesh me familjen në Kanada, ka humbur djalin e tij 15 – vjeçar Denisin mbrëmjen e djeshme.

Djaloshi është vrarë mbrëmë gjatë një feste adoleshentësh, ndërkohë që nuk jepen të tjera të dhëna mbi mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja.

Ngjarja është një goditje shumë e rëndë për prindërit e tij Shkëlqimin dhe Karmelën, edhe për faktin që Denisi ishte djali i tyre i vetëm.

Ndërkohë që ngushëllime të shumta familja ka marrë edhe nga bashkëatdhetarët që jetojnë në Shqipëri. Nga ana tjeter, policia ka bere me dije se ka vene ne pranga nje 16 vjecar te dyshuar per autoresine e krimit. Ne vendin e ngjarjes eshte gjetur edhe nje thike e perdorur ne vrasje.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Tiranë, para 4 ditësh u mjekua për dhimbje të forta, ndërron jetë 24-vjeçari

Një 24-vjecar mësohet të ketë ndërruar jetën ditën e sotme në ‘’Don ...