Vrau komshiun për shkak shkak muzikës së lart, autori jep dëshminë e fundit

UntitledVrasja në fund të majit, ku për shkak të muzikës së lart, Alban Hyka i mori jetën fqinjit të tij 55-vjecar, Luan Koprencka. Ka mjaftuar një seancë dhe autori e ka pranuar gjykimin e shkurtuar në procesin ku akuzohet për vrasjen e komshiut të tij. Mësohet se mosmarrëveshjet dhe debatet mbi zhurmat që shkaktonte lokali që administrohej nga motra e të pandehurit ka qenë shkak i vrasjes së 55-vjecarit Koprencka. Sipas prokurorisë, i pandehuri Hyka pasi ka debatuar me viktimën, i cili ankohej për zhurmat që i shkaktoheshin nga lokali që kishte poshtë shtëpisë dhe janë përleshur fizikisht me të. Pas konfliktit fizik, Hyka e ka ndjekur viktimën duke e qëlluar me thikë në ije, plagë e cila i ka marrë edhe jetën. Ngjarja, dhe aq më tepër motivet, shokuan banorët e zonës së Kombinatit.

Gati 5 muaj pas ngjarjes, lokali vazhdon punën ndërsa sipër tij ndodhet shtëpia e të ndjerit. Tani në këtë zonë mbizotëron qetësia, blerja e së cilës i kushtoi jetën një personi, burgosi me dhjetëra vite një tjetër, ndërsa dy familje mbetën me marrëdhënie të acaruara mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here