Vrau gruan në sy të fëmijëve, ish-gardisti merr dënimin përfundimtar nga gjykata

UntitledIsh-gardisti Admir Dervishi, i cili i mori jetën me armën e shërbimit bashkëshortes së tij 29-vjeçare, Ilda Dervishi në sytë e dy fëmijëve të mitur, do të qëndrojë 35 vjet në burg.
Gjykata e Lartë dënoi me burg përjetë ish-gardistin Admir Dervishi, por ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe për këtë arsye do të kryejë vetëm 35 vjet heqje.

Ish-gardisti qëlloi me 3 plumba bashkëshorten brenda banesës, krim ky i bërë nga xhelozia dhe kushtet ekonomike me të cilat çifti përballej muajt e fundit.

DËSHMIA
Gjatë fjalës së tij, 29-vjeçari Admir Dervishi ka treguar se vrasjen e ka kryer, pasi e shoqja nuk e respektonte dhe bëhej xheloze ndaj tij. “Nuk më respektonte dhe kohët e fundit kishte nisur të bëhej shumë xheloze ndaj meje, gjë e cila kishte filluar të më bezdiste”, mësohet të ketë thënë Dervishi para togave të zeza.

Ndërkohë, edhe vetëm pak orë pas arrestimit të tij, me anë të njoftimit zyrtar nga ana e policisë së kryeqytetit u raportua se nga hetimet e para dyshohej se vrasja ishte kryer për arsye xhelozie. Admir Dervishi ka rrëfyer më tej, se ka qenë në konflikte të vazhdueshme me Ildën për arsye të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe gjendjen e tyre ekonomike.

VRASJA
Ishte ora 06:00 e mëngjesit të 6 prillit 2016, kur Admir Dervishi ndodhej në banesën e tij, në “Rrugën e Qelqit”, në zonën e Kombinatit. Gardisti ka nisur të debatojë ashpër me Ildën në sy të dy fëmijëve, djalit 5 vjeç dhe vajzës 8-muajshe. Në debat e sipër, 29-vjeçari ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar mbi 28- vjeçaren, ku njëri prej plumbave e ka kapur në derën e jashtme të banesës ku jetonte çifti i bashkëshortëve.

E reja është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë shëndetësore, ku ka ndërruar jetë vetëm 2 orë pas ngjarjes. Në vendin e ngjarjes, hetuesit e çështjes kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të tipit pistoletë, kalibri 7.62 mm, tre fishekë, kalibri 7.62 mm, dy predha, katër gëzhoja model 54, kalibri 7.62 mm, si dhe një këmishë predhe./balkanweb/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...