Parandalohet vrasja në Tiranë, “Shqiponjat” kapin burrin me armë

2
Kliko per me shume info
Policia ne vendin ku ndodhi ngjarja ne Durres
Policia ne vendin ku ndodhi ngjarja ne Durres

Policia e Tiranës ka parandaluar këtë mesditë një vrasje në kryeqytet. Pas një konflikti të vjetër, shtetasi Bajram Islami, 50 vjeç, ka tentuar të vrasë personin.

Policia dhe forcat Shqiponja kanë mundur ta neutralizojnë 50-vjeçarin. Ka qenë një telefonatë në numrin 112, ku shtetasi M. P ka kërkuar ndihmë nga policia. Ai deklaroi se Bajram Islami do e vriste.

Kliko per me shume info

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë, model 54, me një krehër.

Ndaj 50-vjeçarit rëndojnë tre akuza: “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here