Ekzekutohet në mes të kryeqytetit lideri i tifozëve të Partizanit, ja emri

polic-serbeVritet në Beograd një 29 vjeçar, ndërsa një person tjetër është plagosur. Ngjarja ndodh në kryeqytetin serb aty ku po mbahet Forumi për Sigurinë i vendeve të Ballkanit.

Policia ka kryer një hetim dhe është në kërkim të autorit të këtij krimi, thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Kliko per me shume info

Mediat në Beograd raportojnë se në këtë rast është vrarë lideri i tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviq, jo shumë larg nga portat e Burgut Qendror të Beogradit.

Përveç tij, nga këto shtëna është plagosur rëndë një person tjetër, dhe siç raporton”Blic-i” serb, ai është një roje burgu me inicialet M. GJ.

Roja i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente dhe është vendosur në departamentin e reanimimit, transmeton Klan Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here