Vrasja në Shëngjergj, gjykata merr një vendim të përkohshëm. Të dëshuarit: ‘’U vetëvra duke luajtur me armë “ruletën ruse”’’

Aktualitet

UntitledGjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për Alges Liçin dhe Dritan Buzon, të cilët u vunë në pranga pas dyshimeve se fshehën të vërtetën për vrasjen e ish-ushtarit profesionist Besnik Pudja në Shëngjergj të Tiranës. Ndaj tyre, rëndon akuza e “moskallëzimit të krimit” dhe “kultivim të bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”. Para Gjykatës, asnjëri prej të dyshuarve nuk ka pranuar të japë shpjegime.

Sigurohet per mediat dosja që policia ka dorëzuar në prokurori, ku referon faktin se Besnik Pudja, është vetëvrarë, në një kohë që organi i akuzës po heton për akuzën e vrasjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konkretisht në materialin e policisë thuhet se në datë 7 tetor 2016, i është marrë njoftim se në fshatin Kollagjesh, njësia administrative Shën Gjergj, Tiranë është gjetur i vrarë me armë zjarri në një hangar të mbyllur dhe mbuluar me llamarina përshtatur për tharje të bimës narkotike, kanabis sativa, Besnik Pudja, banues në Shkozë. “Në lidhje me këtë ngjarje, nga hetimet paraprake dyshohet se Besnik Pudja, të jetë vetëvrarë me armë zjarri të llojit pistoletë”, thuhet në dosjen e policisë. Në procesverbalin për ndalimin e të dyshuarit, thuhet se Algec Lici dhe Dritan Buzo, ndër të tjera kanë deklaruar se kanë qenë të pranishëm në momentin e ndodhjes së ngjarjes bashkë me viktimën Besnik Pudja dhe sipas tyre, ai është vetëvrarë duke luajtur me pistoletë.

Sipas tyre, Besnik Pudja, vazhdimisht qëllonte me armë zjarri automatik kallashnikov dhe më një armë tjetër zjarri pistoletë dhe se luante shpesh një lojë të quajtur “ruletë ruse”.

Ata deklarojnë gjithashtu se janë punësuar nga Besnik Pudja, për të ndërtuar ambientin hambar me qëllim tharjen e bimës narkotike, të cilët ai e kishte kultivuar në afërsi të vendit, ku është ndërtuar hambari.

Të dyshuarit kanë refuzuar të firmosin procesverbalin e policisë, për arsye ende të paqarta. Ndërkohë prokuroria është në pritje të ekspertizës mjekoligjore, nga e cila do të vërtetohet nëse Besnik Pudja, është vrarë apo vetëvrarë.

Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga dhe i dyshuari i tretë Halit Dusha, i cili pritet të dalë para Gjykatës për masë sigurie./balkanweb/

ME TE LEXUARAT