Vrasja në Shëngjergj, rrëfehen 2 të arrestuarit: Ja çfarë ndodhi atë natë

vrasjaaaZbardhet dëshmia e dy të arrestuarve nga policia e Tiranës, pas hetimeve për vrasjen e 36-vjeçari, Besnik Pudja, për të cilin policia e njoftoi si vetëvrasje, kurse prokuroria po e heton si vrasje. “Panorama” zbardh detaje nga…

Zbardhet dëshmia e dy të arrestuarve nga policia e Tiranës, pas hetimeve për vrasjen e 36-vjeçari, Besnik Pudja, për të cilin policia e njoftoi si vetëvrasje, kurse prokuroria po e heton si vrasje. “Panorama” zbardh detaje nga dëshmia e të ndaluarve, Alges Liçi, 19 vjec dhe Dritan Buzo, që atë natë kanë qenë së bashku me viktimën, por nuk e treguan ngjarjen. Mësohet se të ndaluar janë Alges Liçi, 19 vjec dhe Dritan Buzo, të cilët sipas policisë kanë pasur dijeni për ngjarjen. Në kërkim u shpall Halit Dusha, i akuzuar për kultivim hashashi së bashku me viktimën. Dy të ndaluarit, në deklarimet që kanë dhënë në Polici, ku vijojnë të mbahen për “moskallëzim krimi”, kanë treguar se Besnik Pudja kishte pirë shumë raki para se të vriste vetën.

“Në një moment, siç ishte i ulur dhe duke mbajtur një pistoletë në dorë, ai u ngrit në këmbë duke thënë se do ikte në shtëpi. Në momentin që ishte gjysmë i ngritur, ka shkrepur armën. Unë isha me shpinë nga ai. Por ai plumb, me të cilin ai vrau veten, më ka goditur mua në shpatull, pasi isha para tij”, është shprehur njëri nga të ndaluarit. Disa të njohur të 36-vjeçarit, që janë marrë në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, kanë pohuar se viktima mbante gjithmonë pistoletë me vete. Madje, bashkë me plumbat e vërtetë, kishte edhe dy gome, me të cilët bënte shkrepje të armës herë pas here në trupin e tij.

Ndërsa disa të tjerë kanë pohuar se ditët e fundit ai po interesohej për të blerë tuba që përdoren për ujitjen e hashashit. Sipas Policisë, kjo e dhënë sjell dyshime se edhe vetë viktima mund të jetë marrë me kultivimin e kanabisit në malet rreth Shëngjergjit. Ata kanë qenë bashkë me viktimën në vendin ku ai kreu vetëvrasje dhe janë larguar pa e raportuar më parë në sallën operative. Madje, njëri prej të ndaluarve është i plagosur me një plumb në shpatull. Burimet thanë se ai është qëlluar nga i njëjti plumb që vrau 36- vjeçarin.

Arrestimi sipas policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 07.10.2016, në Shëngjergj ku është gjendur i vdekur shtetasi Besnik Pudja, Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur identifikimi e personave të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. Më datë 13.10.2016 është bërë ndalimi i shtetasve: – Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë -Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Si dhe është bërë shpallja në kërkim i shtetasit, H. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre dy shtetasve është bërë për arsye se keta dy shtetas dyshohet të kenë qënë të pranishëm në ngjarjen ku dyshohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja. Nga hetimet e kryera këta dy shtetas kanë patur dieni për ngjarjen dhe janë përpjekur për ta fshehur atë. Në atë ngjarje, dyshohet se shtetasi Alges Liçi ka mbetur i plagosur në krah nga predha e cila ka dalë nga arma që ka sjellë vdekjen e shtetasit Besnik Pudja.

Shpallja në kërkim e shtetasit H. D., është bërë për arsye se ky shtetas dyshohet se në bashkpunim me shtetasin Besnik Pudja kanë kultivuar bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”. Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mos kallzimit të krimit” dhe “Kultivim te bimeve narkotike” e kryer ne bashkpunim, parashikuar nga Nenet 300 dhe 284-25 të Kodit Penal

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...