Vrasja në Shëngjergj, xhaxhai: Si e gjeta nipin të vrarë në kapanonin e drogës

vrasjaaaMyslim Pudja, xhaxhai i 36-vjeçarit të vrarë në Shëngjergj, është personi i parë që është përballur me skenën e krimit dhe që ka lajmëruar Policinë.

Ai shprehet se personat që e kanë lajmëruar, të cilët nuk i njeh, i kanë thënë se Besniku kishte vrarë veten dhe këtë gjë duhej t’ia thoshte edhe Policisë. Për xhaxhain e Besnik Pudjas, ky është dyshimi i tij më i madh, pasi duket sikur iu imponua të thoshte se ngjarja ishte një vetëvrasje.

Version që ai nuk e beson aspak, madje ka dyshime se ngjarja mund të mos ketë ndodhur aty, por trupi është zhvendosur nga ndonjë vend tjetër.

“Kur më lajmëruan për ngjarjen, kam shkuar aty dhe e kam gjetur nipin të vrarë. Pozicioni se si e kam gjetur Besnikun më ka bërë të dyshoj më shumë për atë që kishte ndodhur aty. Ai ishte i shtrirë dhe i drejtuar. Ndërsa duart i kishte të vendosura në gjoks. Një njeri që kryen vetëvrasje, nuk mund të gjendet në atë pozicion siç e gjeta unë Besnikun. Dikush e kishte drejtuar në atë pozicion”, shprehet xhaxhai i 36- vjeçarit.

Ndërsa këmbëngul që vendi ku u gjet i vrarë nipi i tij, nuk është stan bagëtish, siç u raportua më parë nga Policia, por është një kapanon i madh i mbuluar.

“Kur shkova aty, nuk gjeta asgjë brenda. Mund t’i kenë hequr persona të tjerë ato që ka pasur. Nuk mund t’ju them me siguri se për çfarë përdorej dhe çfarë ka pasur aty brenda, se nuk kisha qenë ndonjëherë”, tregon Myslim Pudja.

DESHMIA

Xhaxhai i viktimës, i cili jeton disa metra larg vendngjarjes, tregon se ai ka lajmëruar Policinë, ndërsa ka qenë aty para se të mbërrinin forcat e rendit.

Ai thotë se nuk i njeh personat që janë arrestuar për moskallëzim krimi, por njëri prej tyre i ka treguar se Besniku ishte vetëvrarë. Megjithatë shprehet se ata e dinë më mirë se çfarë ka ndodhur aty dhe Policia duhet ta zbardhë ngjarjen.

“Personat që janë arrestuar unë nuk i njoh. As emrat e tyre nuk më thonë asgjë, nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë. I vetmi emër që dëgjoja nga Besniku ishte njëfarë Visi. E di që me atë fliste e rrinte shpesh. Se si e ka emrin gjatë apo mbiemrin, nuk e di, pasi nuk e njoh. Ndërsa për këta të tjerët nuk kam dijeni fare. E sigurt është se ata e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë i ka ndodhur nipit tim. U vra, apo si u vra, a për çfarë arsyeje, këtë mund ta thonë vetëm ata persona. Policia duhet ta zbardhë atë që ka ndodhur”, shprehet xhaxhai i Besnik Pudjas. /PANORAMA

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...