Vrau foshnjën në bark, ja shkaku i tmerrshëm që e detyroi 21-vjeçaren

Kliko per me shume info

foshnje14Një 21-vjeçare nga Fushë-Kruja, 8-muajshe shtatzënë, tentoi të vrasë vetën dhe foshnjën mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, duke pirë 40 paracetamolë.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet te ketë qenë një konflikt i vajzës me të dashurin, babain e fëmijës.

Kliko per me shume info

Si pasojë e sasisë së madhe të ilaçeve që konsumoi, fëmija është nxjerrë i vdekur, gjatë ndërhyrjes në një nga maternitetet në Tiranë, ndërsa vajza me inicialet S.Z, ndodhet në gjendje të rëndë, dhe po lufton për jetën prej dy ditësh.

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, shkak mund të jetë bërë një tronditje e fortë psikologjike e vajzës si pasojë e mosmarrëveshjeve me të dashurin e saj për shkak të shtatzënisë, raporton “News 24”.

Pasi ka pirë një grusht me ilaçe (sipas të dhënave 40 kokrra paracetamol), gjendja e saj është rënduar. Të afërmit e saj e kanë sjellë me urgjencë në maternitet në Tiranë, ku mjekët kanë bërë ndërhyrjen dhe e kanë nxjerrë fëmijë të vdekur.

Sipas të dhënave, vajza me inicialet S.Z. ka shkuar rreth orës 18:00 të së mërkurës në një nga maternitetet e kryeqytetit në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Nga të dhënat e mbledhura nga grupi hetimor, 21-­vjeçarja ka qenë e lidhur me një djalë, lidhje për të cilën ishte në dijeni edhe familja e saj, por paraprakisht dyshohet se djali ka qenë kundër mbajtjes së fëmijës nga ana e vajzës.

Për këtë shkak ata kanë pasur debate të vazhdueshme, pasi djali i kishte kërkuar asaj që ta abortonte fëmijën që në momentin kur kanë mësuar shtatzëninë e saj, por ajo dyshohet ta ketë refuzuar heqjen e fëmijës, çka është bërë shkak i zënkave mes tyre. Kjo është pista kryesore në të cilën po hetohet, por zbardhja e plotë e ngjarjes pritet të bëhet pasi të merret në pyetje 21-­vjeçarja.

“Në gjendje të rënduar emocionale, dy ditë më parë e reja ka pirë plot 40 paracetamolë dhe ka shkuar në maternitetin në Tiranë, ku u ka rrëfyer mjekëve veprimin e saj. Më pas gjendja është rënduar dhe mjekët kanë arritur të kryejnë nxjerrjen e fëmijës të vdekur. Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, vajza ka tentuar të vrasë foshnjën dhe veten njëkohësisht. Po hetojmë nëse aborti ka qenë vendim i saj apo i shtyrë nga partneri.

Nga hetimet paraprake, kemi mësuar se 21-­vjeçarja ishte e lidhur prej disa kohësh me një djalë të zonës, me të cilin kishte mbetur shtatzënë. Këtë lidhje e dinte edhe familja e vajzës. Në familjen e saj nuk kanë munduar debatet në lidhje me shtatzëninë, por edhe mes saj dhe të dashurit (babait të fëmijës), rreth temës së mbajtjes së fetusit dhe abortit”, bënë të ditur burime të Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.