Vrasësi i shqiptarit dënohet me 10 vjet burg, i ati: Kjo është Italia, turp!

largea_gjykata135635350822-vjecari shqiptar, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij Oltjan Nela është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim.

Vendimi është dhënë nga një gjykatë në Itali, teksa u zbulua se Mariel Mjeshtri qëlloi me thikë Altjan Nelën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 8 dhjetor të një viti më parë, ndërkohë Nela ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Dy të rinjtë ishin përleshur në një klub nate në Terni dhe Mjeshtri e ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçarin.

Në seancën e sotme të pranishëm ishin edhe prindërit e viktimës. “Kjo është Italia, një turp!”, ka thënë babai i viktimës pas vendimit të gjykatës.

Shqiptari  është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgi, pasi bëhet me dije se ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...