"Sa veta vranë serbët në Kosovë?", reperi Stresi: Mos pafshi ditë o politikanë!

Aktualitet

stresiiiArkimed Lushaj, i njohur më mirë si Stresi, njihet edhe për këngët që kanë tematikë patriotike.

Por, së fundi këngëtari është marrë me temën e ditëve të fundit rreth krimeve serbe në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit, megjithëse, nuk ka treguar ku i ka marr disa statistika rreth krimeve dhe dëmeve të forcave serbe të kryera në Kosovë, i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ai mes tjerash akuzon edhe Qeverinë e Kosovën se nuk ka bërë asgjë për të zbardhur të gjitha dëmet që i ka shkaktuar shtetit serb gjatë vitit 1998/1999.

Ky është postimi i plotë i Stresit:

“A e dini se cili është bilanci i luftës së fundit në Kosovë, dhe krimet e Serbisë në Kosovë vetëm gjatë vitit 1998-1999 ?

Nëse vërtet nuk i dini, atëherë ja ku i keni këtu më poshtë me numra të saktë për:

– Vrasjet, masakrimet

– Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova

– Varrezat masive

– Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.

– Dhunimet e femrave

– Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.

– Helmimet

– Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.

Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera… REZULTATET janë këto:

Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589

Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358

Zyra të vendit: 71

Shtëpi kulture: 30

Biblioteka publike dhe shkollore: 93

Objekte shëndetësore: 123

Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215

Kisha katolike: 5

Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës

Okupimi klasik i Kosovës

Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë

Masakra të mëdha

Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.

Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:

Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova, – 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.

– 296 fëmijë deri në 5 vjeç.

– 1739 femra

– 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.

– 1450 banorë ende janë të pagjetur.

Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:

Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë

443.300 ishin vendosur në Shqipëri;

247.800 në Maqedoni,

69.300 në Mal të Zi;

21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.

Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475

refugjatë, duke përfshirë

13.639 në Gjermani

7.581 në Turqi

5.829 në Itali

5.730 në SHBA

pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

P.S Bone një Dokumentar për SHQIPTARË vetëm për vitet 98/99, dhe krahasoje me këtë dokumentarin e financuar nga UDB -ja “GHAHU NË UÇK” 1 dhe 2. #Mos#pafshi#dit#o#politikan#te#shitur marre o isaviç turpi te mbulofte perjet #AAK”. 

ME TE LEXUARAT