Vrasja e trefishtë në Vlorë, prokuroria merr një vendim për autorët

UntitledProkuroria e Apelit në Vlorë kërkon uljen e dënimit për autorët e vrasjes së trefishtë në Vlorë, një ngjarje makabre e ndodhur në një lokal të lagjes “24 maji” me datë 7 prill të vitit 2015, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Feridian Velaj 28 vjeç, Haki Rakipi 27 vjeç dhe Albi Limaj 28 vjeç.

Sipas Vlora News, seancat gjyqësore në ngarkim të autorëve Aleksandër Llanaj, Bertil Allia dhe Ani Begaj janë kthyer në një telenovelë tashmë nga Gjykata e Apelit në Vlorë, ku pas 8 seancave të dështuara, për shkaqe të ndryshme.

Tre personat e akuzuar për vrasje kanë marrë dënimet nga Gjykata e Faktit Vlorë dhe pikërisht shtetasi Aleksandër Llanaj me burgim të përjetshëm, ndërsa Bertil Allia dhe Ani Begaj me nga 35 vjet burg, ndërkohë që dy të fundit mbetën ende të shpallur në kërkim nga policia.

Mbas 8 seancave trupi gjykues i përbërë nga Petrit Alia, Iliba Bezati dhe Margarita Buhali dëgjoi fillimisht palën mbrojtëse, ndërsa më pas prokurori i seancës në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Pelivan Malaj dha pretencën, duke kërkuar ulje të ndjeshme të vendimit të Gjykatës Vlorë për tre autorët e ngjarjes makaber, duke e justifikuar gjithçka me masën e gjykimit të shkurtuar që bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Faktit Vlore, pasi pikërisht kjo gjykatë në vendimet e saj për autorët e kishte marrë në konsideratë gjykimin e shkurtuar.

Apeli ka kërkuar për shtetasin Alfred Llanaj i dënuar me burgim të përjetshëm uljen e dënimit në 25 vjet burg, ndërsa për dy shtetasit e tjerë, autorë të ngjarjes Berti Allia dhe Ani Begaj të dënuar me 35 vjet burg, uljen e dënimit në 15 vjet burg. Kjo ka qenë kërkesa e prokurorisë, duke mos u bazuar në asnjë rrethanë tjetër lehtësuese për autorët, por thjesht duke kërkuar gjykim të shkurtuar, fakt ky që tregon se prokurori i çështjes në asnjë moment nuk e ka marrë në konsideratë vendimin e dhënë nga Gjykata e Faktit Vlorë për tre autorët.

Pretenca e kërkuar nga Prokuroria vjen pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Çole”, ku tre shtetas humbën jetën pasi u qëlluan në një lokal të zonës nga tre personat, tashmë të dënuar nga gjykata e Vlorës. Një prej tyre mbetet në burg, ndërsa dy të tjerë ende të pa arrestuar nga policia. Ndërsa pas një kalvari të gjatë dhe seancave telenovele rreth 8 të pazhvilluara deri më tani, apeli kërkon uljen e dënimit për autorët e ngjarjes. Gjithsesi në seancën e datës 18 tetor, ka qenë pretenca e prokurorisë për uljen e dënimit të dhënë, ndërsa seanca e radhës pritet në datë 1 nëntor në orën 13 e 30 minuta. Një seancë ku pritet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, ndërsa priten edhe reagimet e familjarëve të viktimave.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

flamuri-grek

Hiqet flamuri grek nga kalaja e Himarës, ja autorët

Hiqet nga kalaja e Himarës flamuri Greqisë. Një grupim i quajtur “Lëvizja ...