Vlorë, tentuan të korruptojnë policin, arrestohen tre persona

1471427902policia-vlorePolicia arreston në flagrancë 3 shtetas, të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor!

1. Arrestohet shtetasi:

Kliko per me shume info

Ylli Zanaj, 54 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa VL9033B, pa leje drejtimi përkatës, ka tentuar t’i japë 2 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që të mos i vendosej masë administrative.

2. Arrestohet shtetasi:

Ëngjëllush Pasho, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto” me targa AA657BM, pa dokumentacionin përkatës, ka tentuar t’i japë 1 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, në këmbim të masës administrative.

3.Arrestohet shtetasi:

Koron Muhaxhiri, 46 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Vrion-Finiq, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Kamionçinë” me targë AA167MJ, pa rrip sigurimi, ka tentuar t’i japë 500 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga gjoba administrative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.