“Nxehen” vlonjatët, heqin bllokueset e gomave dhe i shesin për skrap

vlonjatetKa disa ditë që në Vlorë po zhvillohet një “luftë” mes qytetarëve dhe kompanisë së parkimit.

Kjo e fundit fitoi koncesionin e Sistemit të Menaxhimit të Parkimit në Vlorë, gjë që shkaktoi shumë debat dhe revoltë tek qytetarët vlonjatë. Kjo kompani ka vazhduar punën e saj dhe ka bllokuar dhjetëra makinat, ndërsa qytetarët i janë kthyer me një tjetër veprim. Ata refuzojnë të paguajnë gjobë, ndaj kanë zgjedhur që ta çmontojnë bllokuesen, ndërsa kjo e fundit ka përfunduar duke u shitur për skrap.

Këshilltarët e rinj të Këshillit Bashkiak i kërkuan llogari kompanisë së parkimeve me pagesë, por kjo e fundit iu shmang çdo llogaridhënieje.

Sot kompania futi në funksion bllokuesit në mënyrë masive, por duket se as bllokueset nuk e kanë zgjidhur këtë situatë, duke bërë që qytetarët të reagojnë dhe të mos “bien dakort” me këtë gjë.

Vetëm një ditë më parë këshilltarët e quajtën të paligjshme vlerën e gjobës, pasi nuk është miratuar në Këshillin Bashkiak të Vlorës.

Po ditën e djeshme kundërshtimi nga ana e qytetarëve shkoi deri në përballje fizike mes policisë dhe protestuesve, të cilët kundërshtojnë parkimin me pagesë në Vlorë, i cili sipas tyre është dhënë në mënyrë abuzive nga ish-Kryebashkiaku Shpëtim Gjika me Këshillin e kaluar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...