Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet në Tiranë 25-vjecari

Aktualitet

tirane-policiaBlutë e policisë kanë prangosur 25 vjeçarin Renato Çuçi pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e 25 vjeçarit, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 18.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale mbi ekzekutimin e vendimit  penal do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

ME TE LEXUARAT