Hajdutët zhvatin 3 karburante brenda javës, ende asnjë i arrestuar

1
Kliko per me shume info

karburanrtiBrenda një jave nga (10-17 tetor) janë grabitur tre karburante në Tiranë. E fundit ndodhi mbrëmë pas mesnate, në rrugën “Isuf Elezi” në kryeqytet. Ka qenë një person i maskuar me kapuç në kokë, i moshës 25 vjeç, që me anë të kërcënimit, i ka marrë 8 000 lekë (të reja) dhe një celular “iPhone 6”, punonjësit të karburantit me iniciale H. S., 42 vjeç.

Ndërkohë, më 11 Tetor, në rrugën nacionale Tiranë – Fushë Krujë është grabitur një pike karburanti nga persona ende të paindentifikuar. Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë rojes së karburantit, shtetasit A.B. rreth 42 vjeç, 10 000 lekë (të reja) dhe më pas janë larguar.

Ndërsa të dielën e 10 tetorit ka ndodhur një grabitje me armë në një pikë karburanti tek Unazë të Re në Tiranë. Një person i paidentifikuar, rreth 16 – vjeç, nën kërcënimin e armës i ka marrë xhiron ditore punonjësit të karburantit. Më pas ai është larguar sëbashku me një person tjetër të paidentifikuar me motor, në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Tre rastet e sipërpërmendura janë ende të pazbuluara nga policia. Nuk ka asnjë person të arrestuar për grabitjet seriale të karburanteve në kryeqytet.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here