I riu i droguar vjedh makinën, por gjen brenda foshnjën 11-muash

1
Kliko per me shume info

policia-britanikeNjë adoleshent 19 vjeçar është dënuar me 2 vite burg, pasi në muajin korrik u bë protagonist i një ngjarjeje që mori vëmendjen e të gjitha medieve në Angli.

Martin Caëley, pasi kishte marrë dozën e rradhës të drogës, vodhi një makinë të parkuar në një rrugë të Londrës.

Por, 19 vjeçari kuptoi vetëm pasi ishte nisur, se në makinë ndodhej edhe një foshnje.

Nëna e fëmijëve kishte shkuar të blinte diçka në një dyqan aty pranë, kur ndodhi incidenti.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet vajza 12 vjeçare e gruas, ndërsa del e terrorizuar nga makina duke lënë aty vëllain e saj 11 muajsh.

Vogëlushi u gjet i padëmtuar në shkallët e një shtëpie, rreth 3 milje larg vendit, ku u vodh makina.

Prokurori i çështjes e përshkroi incidentin si ëndrra më e keqe e çdo prindi.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here