Vjedh makinën dhe përpiqet t’ia mbathë, shqiptari aksidenton policin në Itali

policia-italiNjë i ri nga Shqipëria ka vjedhur një makinë dhe teksa përpiqej për t’ia mbathur ka aksidentuar një polic.

Ngjarja ka ndodhur në Tolentino të Italisë, ndërkohë bëhet me dije vetem mosha e shqiptarit.28-vjecari pasi e ka goditur policin me makinë, ka zbritur nga automjeti dhe e ka sulmuar fizikisht oficerin e policisë.

Kliko per me shume info

Mësohet se makina që drejtohej nga i riu rezultonte të ishte vjedhur më datën 6 tetor në zonën e Faenza-s. Pas kontrollit të uniformave blu në banesën e 28-vjeçarit u gjetën objekte ari dhe maska të cilat dyshohen se janë të vjedhura. Për momentin ndaj shtetasit në fjalë është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.