Vizita në Serbi, 2000 policë për ruajtjen e sigurisë së Ramës

rama-policetKryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Serbi, ku mori pjesë në Forumin për Sigurinë dhe u takua me Aleksander Vuçiç, bëri të qarta qëndrimet e Shqipërisë në lidhje me Kosovën, teksa theksoi se mes dy vendeve duhet të ketë bashkëpunim ekonomik dhe se integrimi në BE është rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe Serbisë

Ajo që nuk u pa nga vizita e fundit Ramës në Serbi, të cilën qytetarë, analistë, madje edhe politikanë e shohin me mëdyshje, janë selfiet me policët serbë, ku “Panorama” mëson se ishin rreth 2.000 efektivë të angazhuar për ruajtjen e sigurisë së kryeministrit shqiptar gjatë prezantimit të librit të tij Kurban.

Gjithashtu edhe autografet që intelektualët serbë i kanë kërkuar Ramës gjatë prezantimit të librit, ishin një atmosferë shumë ndryshe nga dy vjet më parë, kur Rama vizitonte Serbinë në një klime të tensionuar, pas ndeshjes Serbi¬Shqipëri, ku u ngrit droni me flamurin ‘Autoktonus’.

Teksa Rama i ka rikujtuar serbëve dronin, njohjen e Kosovës si shpëtim për ta, dhe u ka kërkuar të lirojnë kosovarët e arrestuar. Rama gjithashtu u ka kërkuar serbëve të mos bllokojnë Trepcen, por është vënë re se populli dhe elita serbe e shohin Ramën atë si një lider ‘star’.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berisha-kuvend

Berisha sulmon misionin “Euralius”: Akt mafioz me Ramën, manipuluan përkthimin e Vettingut

Ish-kryeministri Berisha ka hedhura akuza për kreun e qeverisë, Edi Ramën se ...