Viti i fatkeqësive natyrore, pritet shpërthimi vullkanit më të fuqishëm në…

UntitledAutoritetet italiane janë në përfundim të një plani emergjent për të evakuuar 700,000 njerëz, pas paralajmërimeve se vullkani në Mount Vesuvius mund të shpërthejë këtë vit.

Plani është në fazat finale dhe do të publikohet në fund të muajit, thuhet sipas zyrtarëve të regjionit Campania në Itali dhe Departamentit për Mbrojtje Civile.

25 qytetet në rrezik pritet që të ndajnë së bashku strategjitë e evakuimit gjatë dy javëve të ardhshme, dhe planet për shtatë “zona të reja të kuqe” të identifikuara kohët e fundit janë duke u realizuar, transmeton Gazeta Express.

“Duhet të pajisemi për të qenë të përgatitur”, tha presidenti rajonal Vincenzo De Luca për shtypin italian, duke shtuar se “Mount Vesuvius” është një problem me përmasa gjigande”.

Një strategji për “fushat prioritare” brenda rajonit me rrezik të lartë është duke u zhvilluar gjithashtu.

Vitin e kaluar, shpërthimi i “zonës së kuqe” u zgjerua në mënyrë dramatike nga 550,000 banorë në 18 qytete, në 672,000 banorë në 25. /albeu.com/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

artur-velo16

E pazakonta që ndodhi tek “E diela shqiptare”, i burgosuri hyn në sallë

Dicka e pazakonte ka ndodhur diten e sotme në emisionin “Të shihemi ...