E rrallë/ Vidhet makina ambasadës maqedonase në Madrid

makiiiVetura zyrtare e Ambasadës maqedonase në Madrid është vjedhur para dy ditësh, ndërsa vjedhja është paraqitur në policinë nacionale, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë

Për vjedhjen janë njoftuar edhe Interpoli dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Spanjës, si dhe kompania e sigurimeve në të cilën është siguruar vetura.

Bëhet fjalë për veturën e tipit “audi A6” e cila është vetura e vetme të cilën e posedon ambasada.

“Më 24.10.2016 është vjedhur vetura zyrtare e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë, pas çka vjedhja është lajmëruar në policinë nacionale në Madrid ku është hartuar një procesverbal për gjendjen”, njoftoi MPJ-ja maqedonase.

Ambasada i përgënjeshtron shkrimet në disa mediume maqedonase se makina është marrë tinëz për qëllime private nga një i punësuar në ambasadë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vucic

Kërcënonte në “FB” familjen e Vuçiç, arrestohet i riu

Një person ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se përmes ...