Me këtë video po qesh e gjithë Spanja, ja skandali i tifozëve shqiptarë dje në Shkodër

skandali-tifozeGazeta e madhe spanjolle “Marca” ka publikuar një video ku tregon një gafë që ka ndodhur me tifozët shqiptare dje në Shkodër. Dy tifozë spanjollë të veshur me uniformat e Spanjës, ndërkohë që qëndronin pranë hotelit ku ishte akomoduar skuadra e Spanjës, janë ngatërruar nga shqiptarët si futbollistë spanjollë.

Ditën e sotme në Spanjë kjo video është bërë hit dhe ka marrë shumë shpërndarje. Ndërkohë gazetari spanjoll i cili ndodhej aty, nuk ka nguruar dhe e ka filmuar këtë pjesë, duke intervistuar më pas edhe tifozët spanjollë.

Kliko per me shume info

“Ishim në Bari dhe menduam të udhëtonim drejt Shqipërisë për të mbështetur kombëtaren”, shprehet njëri prej tyre. “Tani është e pamundur të largohemi që këtu, ju e shikoni ç’po ndodh”, thotë tifozi tjetër spanjoll./joq

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here