Shfaqet videoja skandaloze e Donald Trump; republikanët e braktisin, Klinton në epërsi


Të premten në mbrëmje gazeta Uashington Post ka publikuar në sajtin e saj një video të Trampit nga viti 2005. Në video dëgjohet biseda e Trampit me një producent nga programi televiziv “Access Hollyëood”. Në të Trampi me gjuhë krejtësisht grafike rrëfehet si i është vardisur një femre të martuar por pa sukses.
Ai thotë se shpesh i puth direkt femrat e bukura sapo i takon, se i kap për organet gjenitale dhe se shpesh ato nuk kundërshtojnë sepse Tramp është i njohur. Nga larg ata shohin dhe komentojnë kohostesën e emisionit, madje Tramp përgatitet për t’a puthur sapo t’a takojë. Nuk duhet harruar se kjo është në një kohë kur ai është i martuar me Melania Trampin.

Gjuha tejet grafike dhe rrëfimet e Trampit nuk lënë dyshim se Tramp është predator që sulmon seksualisht femrat pa dëshirën e tyre. Videoja definitivisht nxjerr në shesh karakterin e tij si predator seksual, të papërshtatshëm për një kandidat për president të Amerikës.
Videoja sot duket ka mbushur kupën e një numri funksionarësh republikanë, madje edhe të tillëve që kanë mbështetur deri tash Trampin. Sajti 538 llogarit se nga 331 funksionarë të lartë republikanë (guvernatorë, senatorë, kongresmenë), 286 deri dje kanë përkrahur deri dje Trampin. 45 të tjerë (një numër ky tepër i madh) nuk e kanë mbështetur atë asnjëherë dhe kishin deklaruar publikisht se nuk do t’a votonin Trampin për kryetar.

Kliko per me shume info

Por në 24 orët e fundit 17 funksionarë republikanë kanë tërhequr mbështetjen e tyre të mëparshme dhe kanë thënë se nuk do të votojnë për të në zgjedhjet presidenciale. Në total 19 republikanë madje kanë kërkuar që ai të tërhiqet nga gara.

Ç‘është më e keqja duket se ky numër nuk do të ndalet me kaq. Tramp ka marrë akuza të ashpra nga një sërë republikanësh tjerë. Të dielën ai është dashur të paraqitet në tubim të përbashkët me republikanin më të lartë në SHBA, spikerin e Dhomës Pol Rajan. Pas videos Rajan menjëherë ka sulmuar Trampin dhe ka refuzuar të paraqitet bashkë me të në publik, duke anuluar kështu tubimin. Qortimi i këtillë nga lideri kryesor republikan mund të përçojë sinjal të fortë te funksionarët tjerë republikanë që të vendosin t’a braktisin Trampin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.