Hapi vezën e çokollatës, ajo çfarë gjeti brenda do t’iu tronditë

Soft

veza-kinderNjë fëmijë i pasionuar pas vezëve prej çokollate, lodrat e të cilave i bënte koleksion, ka gjetur një “dhuratë” të pazakontë në paketimin e ëmbëlsirës së preferuar.

Siç raporton britanikja “Metro”, fëmija 5-vjeçar ka hapur paketimin plastik të dhuratës dhe ka gjetur një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal. Fatmirësisht, në atë moment, pranë tij ka qenë vëllai i madh, i cili ka shmangur konsumimin dhe tragjedinë e mundshme.

Vogëlushi ka hapur vezën për të gjetur dhuratën, që zakonisht vjen në pjesë të montueshme, por pasi ka parë qesen me pluhur të bardhë, ka pyetur të vëllanë se çfarë ishte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Daily Star” shkruan se ngjarja është regjistruar në zonën e Drumachose-s, në Belfast. Ky rast është denoncuar menjëherë në polici, e cila pasi ka analizuar lëndën e gjetur, ka dalë në konkluzionin se bëhej fjalë për drogë dhe ka nisur hetimet

ME TE LEXUARAT