“Vettingu”, Unioni i Prokurorëve mbledh Asamblenë më 5 nëntor

prokuroretUnioni i Prokurorëve njoftoi diten e sotme se ka thirrur më 5 nëntor mbledhjen e Asamblesë ku do të vendoset për qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka përfunduar në komisionin e Venecias.
Në këtë takim prokurorët do të vendosin edhe nëse do t;i drejtohen apo jo gjykatës kushtetuese si palë e interesuar në proces.
Asambleja eprokuroreve do mblidhet vetem pak dite pas vendimit të gjykatës kushtetuese e cila më 25 tetor vendosi të pezullojë ekzekutimin e ligjit për rivlerësimin e figurave te gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas ankimimit të bërë nga grupi parlamentar i partisë demokratike.
Ligji iu dërgua Komisionit të Venecias për të dhënë opinion nëse është apo jo antikushtetues. Po këtë ditë kjo gjykatë vendosi të pranojë si palë në proces unionin e gjyqtareve pas kërkesës së bere nga këta të fundit. Pezullimi i ligjit të rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka pezulluar edhe Shkollën e Magjistraturës.
Kandidimi u krye në bazë të ligjit të Vettingut që përcaktonte shpalljen e 25 kandidatëve fitues, por tashmë me pezullimin e ligjit nuk mund të kryhet kjo procedurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.