Vetëvrasja në magazinën e drogës, arrestohen dy persona, fshehën ngjarjen

polici-tiranePolicia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shëngjergj, ku u gjet i vdekur shtetasi Besnik Pudja. Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit:

– Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë

Kliko per me shume info

-Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim i shtetasit H. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre dy shtetasve është bërë për arsye se dyshohet të kenë qënë të pranishëm në ngjarjen ku dyshohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja. Nga hetimet e kryera këta dy shtetas kanë patur dieni për ngjarjen dhe janë përpjekur për ta fshehur atë. Në atë ngjarje, dyshohet se shtetasi Alges Liçi ka mbetur i plagosur në krah nga predha, e cila ka dalë nga arma që ka sjellë vdekjen e shtetasit Besnik Pudja.

Shpallja në kërkim e shtetasit H. D., është bërë për arsye se ky shtetas dyshohet se në bashkpunim me shtetasin Besnik Pudja kanë kultivuar bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.

Materialet Proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mos kallzimit të krimit” dhe “Kultivim te bimeve narkotike” e kryer ne bashkpunim, parashikuar nga Nenet 300 dhe 284-25 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here