Veseli: Kosova e Shqipëria të flasin për ekonomi, jo për histori e romantizëm

kadri-veseli1666Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shënimi të tij në Facebook, ka thënë se raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore.

Ai ka thënë se raportet mes dy shteteve tona janë shembull se si duhet të ndërtohen raporteve mes shteteve dhe popujve në të gjithë rajonin.

“Është në interesin e Kosovës që Shqipëria të flas dhe përçoj zërin e Kosovës kudo ku ne ende nuk arrijmë të kemi përfaqësim institucional”, ka thënë Veseli, duke shtuar se sot si kurrë më parë Kosova dhe Shqipëria duhet të flasin për marrëdhëniet ekonomike, e jo për debate simbolesh.

Ky është postimi i plotë i Veselit, në faqen e tij në facebook:

Sot në Shqipëri është datë e shënuar. Në këtë datë, shteti shqiptar nderon kujtimin e Nënë Terezës, bijës sonë të madhe, humanistes më të madhe të njerëzimit në botën bashkëkohore. Le të na shërbej ky moment që të gjithë shqiptarët kudo që jemi të ndihemi edhe më afër njëri tjetrit. Raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore. Janë shembull se si duhet të ndërtohen raportet mes shteteve dhe popujve në të gjithë rajonin tonë. Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve në mes Shqipërisë dhe Serbisë është një vlerë më shumë në rrugën rajonale të integrimeve euro-atlantike. Kosova nuk humbet asgjë nga ky zhvillim. Përkundrazi, përfiton edhe më shumë, ngase po ndërtohet një klimë e përgjithshme e komunikimit dhe dialogut rajonal. Është në interesin e Kosovës që Shqipëria të flas dhe përçoj zërin e Kosovës kudo ku ne ende nuk arrijmë të kemi përfaqësim institucional. Sot, si kurrë më par ë, me Shqipërinë duhet të kemi debat për marrëdhëniet ekonomike, e jo debat simbolesh. Është koha për ekonomi, jo për histori e romantizëm. K.V

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kosovë, ngrihet akuzë për terrorizëm ndaj një të dyshuari

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj., për ...