Vendimi i Qeverisë: Qytetarët dhe bizneset duhet të deklarojnë adresat

qkr-fierBreda 3-mujorit të parë të vitit 2017 do të përfundojë proçesi i vendosjes së adresave për shtetasit dhe bizneset në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave tashmë është detyrim që dhënia e një adrese te sakte. Për përfitimin e këtyre të dhënave do të realizohet verifikimi në terren. Në përfundim të tij, çdo shtetas shqiptar apo biznes do të ketë një adresë unike.
Në këtë proçes do të angazhohen zyrat e Gjëndjes Civile në 61 bashkitë e vendit, zyrat e urbanistikës, Policia, Ministria e Brëndshme, OSHE-eja dhe një numër i madh burimesh njerëzore që do të kontraktohen nga kompania fituese e këtij projekti.

Përfaqësuesi i kompanisë se autorizuar do të trokasë në derën e qytetarit apo biznesit dhe do të kërkojë kartën e identitetit për të bërë lidhjen e numrit personal ne Regjistrin e Gjendjes Civile. Më pas do të kërkohen dokumentat e pronësise te objektit, qirase, akti i përdorimit te baneses dhe kontrata me OSHEE-në dhe ujësjellësit.

Në rastet kur pushteti vendor apo zyrat e urbanistikës nuk do të përmbushin detyrimin ligjor, kryetarët e bashkive do të mbajnë përgjegjësi direkte dhe do të gjobiten nga drejtoria e përgjitheshme e gjëndjes civile me (100,000 lekë), ndërsa Zyrat e Urbanistikës (50,000 lekë). Kostoja e këtij proçesi do të mbulohet nga Ministria e Brëndshme që ka planifikuar një fond prej 400 milionë lekësh, ndërsa pjesa tjetër, nga fondi i OSHEE-së.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pasagjerët e Rinasit nuk do të kontrollohen më në aeroportet tranzit

Shqiptarët së shpejti do të shpëtojnë nga kontrollet e vazhdueshme në udhëtimet ...