"3.5 kg kokainë e 150 mijë Euro", policia arreston dy vëllezërit shqiptar në Itali

Aktualitet

kokaineeeDy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në zonën e Brenos në Itali, pasi u kapën me një sasi kokaine të pastër.

Autoritetet italiane njoftojnë se të arrestuarit janë shtetasi me iniciale J. B. 24 vjeç dhe A.B. 23 vjeç me banim në Malenjo të Breshias.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia gjatë kontrolli në banesën e dy shqiptarëve, gjeti një sasi prej 3.5 kg kokainë.

Policia gjithashtu u ka sekuestruar dy vëllezërve edhe 150 mijë euro para të thata dhe ka deklaruar se ata bënin jetë luksoze në Itali dhe kjo ka bërë që ata të bien në sy nga karabinierët. Dy vëllezërit janë dërguar në burg, ndërsa policia po heton për lidhjet e tyre me grupet e tjera kriminale./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT