Tragjike, “ballkoni i vdekjes” iu merr jetën 4 studentëve, 14 të plagosur rëndë

ballkoniKatër të rinj kanë humbur jetën ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas shembjes së një ballkoni në perëndim të Francës.

Ata dyshohet se kanë rënë nga tre metra lartësi nga një banesë në qytetin Angers.

Autoritetet vendase thanë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë vonë, në një banesë të ndërtuar së fundmi.

Viktimat dhe të plagosurit besohet të kenë qenë të gjithë studentë.

Një zëdhënës i spitalit tha se 10 të plagosur janë pranuar në spital, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa katër të tjerë janë trajtuar në një klinikë.

Mediat në Francë shkruajnë se të rinjtë ishin të gjithë rreth moshës 20 vjeç dhe në momentin e incidentit fatal ata kanë qenë duke festuar me njëri-tjetrin.

ad_222868474

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

alepoo

“Zhduket” 7-vjeçarja që postonte në Twitter jetën në Alepo

Një vajzë shtatë vjeçe, e cila ka tërhequr vëmendjen e botës me ...