Lamtumirë Prof. Dr. Alfred Uçi! Shqipëria humb Akademikun e shquar

alfred uciËshtë ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 86-vjeçare, filozofi i shquar, esteti dhe akademiku, prof. dr. Alfred Uçi.

Ai ka qenë pedagog i filozofisë dhe i estetikës në Universitetin e Tiranës, profesor, akademik. Lindi në Korçë më 15 dhjetor 1930. Në moshë të re mori pjesë në Luftën Antifashsite Nacionalçlirimtare, në radhët e Brigadës IX S.

Kreu studimet e larta për filozofi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1954). Për një periudhë të gjatë dha lëndët e filozofisë dhe estetikës në UT. Iu kushtua që në fillim studimit të trashëgimisë së mendimit filozofik shqiptar, duke botuar monografi për jetën dhe veprën e Jani Vretos dhe të Theodhor Kavaliotit.

Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës.Pas kësaj iu kushtua tërësisht punës shkencore, duke botuar një varg studimesh nga fusha e estetikës dhe duke marrë në vështrim, jo vetëm autorë shqiptarë, po edhe autorë nga më të njohurit e letërsisë botërore.

Ka marrë tri herë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë.

Ndër veprat kryesore të Alfred Uçit janë:

“Estetika, jeta, arti” (1970)

“Probleme të estetikës” (1976)

“Mitologjia, folklori, letërsia” (1982)

“Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës” (1986)

“Estetika” (në tri vëllime, 1986–1988)

“Shekspiri në botën shqiptare” (1996)

“Dostojevski në kohën tonë” (1997)

“Ferr-Parajsa danteske” (1998)

“Prometeu dhe Hamleti”, (greqisht, Athinë 1998)

“Grotesku kadarean” (1999)

“Estetika e groteskut” (4 vëll., 2000)

“Estetika në letërsinë shqipe” (2001)

“Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi (N. Frashëri, Gj. Fishta, F. Konica, M. Kuteli, Migjeni)”Shkup (2003)

“Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit” (2004)

“Estetika e folklorit” (2007)“Universi estetik” (3 vëll. 2004–2007)

“Estetika e folklorit” (2007)“Estetika metateorike mbi artin: klasika apo nonklasika?”

Vëllimi I, 464 f. (2008)“Estetika metateorike mbi artin: klasika apo nonklasika?”

Vëllimi II, 484 f. (2008)“Estetika Migjeniane: fryma moderne në letërsinë shqipe” (2013)

 

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ndroq-policia

Tiranë, policia: Ja cfarë ndodhi tek ish-restorant Durrësi, gjendet drogë në makinë, ikin autorët

Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur diten e sotme ne Tirane ne ...